Futboll Seria A Sport

Berisha mban portën e paprekur, Atalanta dhe Inter ndajnë nga një pikë

Çdo ekip i madh italian që shkon për të luajtur në Atleti Azzurri d’Italia e di shumë mirë se duhet të bëhet gati për luftë pasi Atalanta brenda në shtëpi është një nga skuadrat më të vështira për t’u mposhtur. Madje në vitet e fundit ka qenë edhe më e vështirë se zakonisht për shkak se ekipi i Gasperini-t ka disa vite që është mes më të mirëve në Serie A dhe këtë e tregoi edhe sot ndaj Inter.

Megjithëse skuadrat u ndanë me nga një pikë në fund të takimit, ishin vendasit ata që u munduan më tepër ta fitonin këtë ndeshje ndërsa vizitorët kishin si synim kryesor të mos pësonin gol dhe vetëm pas pushimit arritën të krijonin dy-tre raste të mira për të zhbllokuar rezultatin. Por ishte Atalanta ajo që dominoi në 45 minutat e para dhe mund të kishte kaluar në avantazh nëse Gomez, Barrow dhe Freuler do të ishin treguar më të saktë para portës.

Perisic mund të kishte shënuar një gol të pamerituar deri në atë moment, por edhe ai tregohet i pasaktë. Në fund të takimit Inter ishte më këmbëngulës dhe Rafina dhe Perisic humbën përsëri raste të mira. Një barazim që vendos Inter me pikë të barabarta me Roma dhe Lazio, që luajnë nesër derbin e kryeqytetit ndërsa Atalanta është në vend të tetë me shpresën për një vend në Europa League.

Related posts

I SHKEL SYRIN BARCELONËS/ De Ligt konfirmon të ardhmen: Do të ishte fantastike të luaja me…

Delo.autor

SHKELJA E KATËRT PËR YLLIN/ Pranon krimin, rrezikon sulmuesi i Chelseat

Delo.autor

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Shihni si “Pleshti” duket nën “PETKUN” e “SYRIT MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment