Futboll Seria A

Spalletti bën gati listën e lojtarëve për transfertat e janarit

Luciano Spalletti dhe drejtorët sportivë të Interit, Piero Ausilio dhe Walter Sabatini u takuan dje në qendrën stërvitore të skuadrës për të diskutuar rreth planeve për transferimin e disa lojtarëve gjatë janarit.

Takimi u thirr në ish-trajneri i Romës, i cili e ka përsëritur kërkesën e tij për të blerë një lojtar me tipare sulmuese, në mënyrë që të shtojë cilësi sulmuese në skuadër, qoftë ai trekuartist apo anësor.

Emrat që u diskutuan ishin Javier Pastore i PSG-së dhe Gerard Deulofeu i Barcelonës.

Sa i përket lojtarit argjentinas, Interit ende i duhet ta bindë skuadrën e Ligë 1, përkundër dëshirës së shprehur nga lojtari për t’iu bashkuar Interit, ose ta pranojë një marrëveshje për huazim apo ta lejojë Joao Marion të përdorët si pagesë.

Në lidhje me të dytin, drejtorët e “Zikaltërve” duhet të presin mbi 10 ditë për të parë nëse trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e jep dritën e gjelbër për huazimin e anësorit spanjoll, i cili sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te rivali i Interit, Milani.

Related posts

STATISTIKAT/ Këta janë 10 golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve “Euro 2020”

F.autor

“PO BISEDONIM LAKURIQ”/ Frenk Lampard tregon se si Murinjo e motivoi të bëhej trajner

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ INTERI pret LYONIN, NAINGGOLAN sërish jashtë

Isa.Autor

Leave a Comment