Futboll Sport

Partizani si dhelpra me rrushtë, rrezikojnë 3 lojtarë

Paraqitja e tij para ekipit u bë me tone të buta, por nuk mund të thuhet se presidenti e kalon kaq thjeshtë këtë disfatë, pasi ishte një mundësi e mirë për Evropë. I pari që rrezikon në kushte të tilla është vetë tekniku Dalipi. Ai është në provë deri në fund të sezonit dhe kjo humbje me Kukësin është një minus i madh. Humbjet ndodhin, por jo në këtë formë. Në fakt, pas Dalipit rrezikojnë dhe 3 lojtarë titullarë. Numri një i stolit nuk është i vetmi që mund të rrezikojë, pasi dhe 3 lojtarë nga grupi kryesor janë pa kontrata.

Kapitenit Idriz Batha dhe mbrojtësve Arbnor Fejzullahi dhe Renaldo Kalari i mbaron kontrata në fund të sezonit. “Demat” kanë nisur bisedimet me mesfushorin që mban numrin 10-të, por deri tani nuk ka asnjë rrugëzgjidhje. Futbollisti kërkon goxha para, ndërsa klubi kërkon që t’i ulë pretendimet. Batha dhe Partizani janë në udhëkryq, pasi nuk ka asnjë marrëveshje deri tani. Ndryshe nga Batha, situata me Fejzullahin dhe Kalarin nuk ka ende asnjë drejtim.

Drejtuesit nuk kanë ulur në diskutime, as preshevarin e as mbrojtësin e krahut të majtë. Fejzullahi ka qenë i dëmtuar gjatë gjithë sezonit dhe rinovimi me të është në pikëpyetje. Me shumë mundësi mes palëve do të gjendet gjuha e përbashkët. Renaldo Kalari është futbollisti tjetër pa kontratë, Dalipi nuk e ka grumbulluar në sfidat e fundit duke e nxjerrë jashtë 18-shes. Ashtu si për Fejzullahin, ende asnjë kontakt për të. Fundi i sezonit duket se do të jetë i nxehtë për të dy lojtarët.

Related posts

VIDEO/ Barcelona dyfishon shifrat, Messi autor i golit

Q.Autor

BASTET/ Ndeshja e kthimit kundër Shirokit, Vllaznia favorite për triumfin

Delo.autor

Yjet e Norvegjisë: Shqipërinë e bëmë të duket keq, diferencat ishin të mëdha në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment