Futboll Seria A Sport

Milan-Napoli u mbyll me sherrin Biglia-Sarri

Nuk ka qenë një finale e qetë në “San Siro”, pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit Banti, që sinjalizoi fundin e sfidës së mbyllur 0-0. Një “tufë” me futbollistë shkuan te stoli i Napolit ku ishte ndezur një debat i ashpër mes Maurizio Sarri, trajneri i Napoli dhe Lucas Biglia, mesfushori i Milan.

Në këtë debat u përfshinë e Andre Silva, Jorginho, Coulibaly dhe Kessie.

Trajneri italian u ankua për sjelljen e Biglia ndaj Insigne dhe i tha mos u merr me të, duke treguar gjatësinë e Insigne, por merru me mua. Argjentinasi nuk i përtoi…

Gjithsesi, në dhomat e zhveshjes, Sarri ka shkuar të takojë Biglia dhe të dy dolën së bashku nga stadiumi duke biseduar qetësisht dhe u ndanë me një përqafim.

“Doja t’i shpjegoja një koncept, por në fillim ai nuk më kuptoi,” – sqaroi Sarri.

Related posts

IZOLIMI MERR FUND SOT/ Por 5 yje të Juventusit rrezikojnë edhe 2 javë karantinë, ja emrat

Delo.autor

SITUATA TEK MILANI/ De Biasi: Milan shkon lehtësisht në Champions, Gattuso ka dëshirë të…

Sadik.Autor

MAROTTA TEK INTER/ Misioni parësor parakalimi i Juventus-it

Isa.Autor

Leave a Comment