Futboll Seria A

Romë e vogël me të mëdhatë, mbrojtja mbetet më e mira

Roma nuk arriti të thyejë tersin ‘Allianz Stadium”, ku humbi sërish ndaj Juventusit, mbrëmjen e të shtunës dhe nuk arriti të përfitojë nga ndalesa e Interit për të marrë vendin e 3-të. Verdhekuqtë edhe këtë sezon po tregojnë se janë të aftë të tentojnë fitimin e titullit kampion, por kanë treguar edhe një limit.

Roma e Di Francescos është shfaqur e vogël me të mëdhatë, pasi ka humbur përballjet me 3 ekipet që ka para vetes në renditje, Napolin, Interin dhe Juventusin. Gjithsesi, verdhekuqtë mbështeten te një mbrojtje e ‘hekurt’, që edhe pas takimit të djeshëm vijon të jetë më e mira.

Shqetësues mbetet reparti i avancuar, që krijon shumë por finalizon pak dhe kjo duket edhe në shifrat e sulmuesit kryesor, Edin Dzeko, që ka shënuar vetëm 1 gol në 11 takimet e fundit.

Drejtori sportivi i verdhekuqve, Mario Monchi u shpreh se nuk do të ketë merkato janari për Romën, por kjo nuk pritet të pengojë skuadrën e Di Francescos, për të synuar titullin kampion. Me mbrojtjen që pëson shumë pak dhe me një finalizim më të mirë, Roma është aty dhe mund të befasojë në çdo moment.

Related posts

“MESSI ME RONALDON JANË JASHTËTOKËSORË”/ Modriç: Edhe unë e meritoj të vlerësohem

Isa.Autor

YAMAL ZBRET NGA FRONI DYSHEN MESSI-RONALDO/ Vendos rekord në shitjen e fanellave

F.autor

CR7 REALIZOI TRIPLETË NË DEKADËN E RE/ Sarri siguron tifozët: Ronaldo s’ka më probleme me gjurin

Delo.autor

Leave a Comment