Futboll Sport

Juventus vihet në gjurmët e mesfushorit të Paris SG

Që nga maji i vitit të kaluar, në shtypin europian erdhën thashethemet e para: “Juventus kërkon Adrien Rabiot”. Sot, pista që çon te francezi i Paris SG, me një kontratë që përfundon në vitin 2019, është përforcuar edhe më shumë.

Juventus kërkon mesfushorin e lindur në vitin 1995 për të përforcuar përbërjen e ekipit të Max Allegri dhe në ditën e djeshme drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Antero Henrique, ishte në Milano ku është takuar me drejtuesit e Juventus, Beppe Marotta.

Sipas asaj që mësohet nga Franca, Henrique ka pyetur Juventus edhe për Alex Sandro dhe e ardhmja e tij është diskutuar, ashtu si ajo e Rabiot. Juventus mund të bazohet te shtatë mesfushorë Pjanic, Khedira, Emre Can, Matuidi, Marchisio, Bentancur dhe Sturaro, mjaftueshëm. Gjithsesi, mendohet se dy prej tyre do të largohet prandaj po kërkohet Rabiot.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Allegri: Ajo që vlen më shumë është fitimi i titullit kampion, duhet të…

Delo.autor

PSG GJEN PASARDHËSIN E BUFFONIT/ Sheiku gati ta bëjë portierin më i paguar në botë spanjollin…

Delo.autor

UEFA MERR VENDIMIN DRASTIK/ Klubi shqiptar humbet ndeshjen e Champions-it në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment