Futboll La Liga Sport

Ronaldo është njeriu i rekordeve, por e ka një disfatë të madhe

Cristiano Ronaldo është një futbollist i mësuar të vendosë rekorde, të jetë yll dhe të fitojë beteja të mëdha. Por pavarësisht sukseseve të shumta që ai ka arritur si futbollist, ka një disfatë të madhe në jetën e tij. Ajo quhet Irina Shayk.

Ylli i Real Madridit vazhdon që ta dashurojë ish të dashurën e tij dhe nuk mund ta harrojë atë. Kështu shkruan tabloidi anglez “The Sun”, që citon miqtë e ngushtë të futbollistit.

“Ishte ajo që u largua” mësohet t’u ketë thënë CR7 shokëve, kur temë e bisedës ka qenë lidhja e tij me modelen e njohur ruse.

Të dy u takuan në vitin 2010, por modelja e njohur, tani 32 vjeçare, përpara tri viteve kërkoi që të ndahej.

Një shok i portugezit tha: “CR7 ende shfaq interes për të. Atij i vjen shumë keq për mënyrën se si lidhja e tyre përfundoi dhe ende shfaq interes për Irinën dhe se çfarë bën ajo.“

Sulmuesi 33 vjeçar i “Galaktikëve” mendon se shkak i ndarjes së tyre ishte fakti që modelja kërkonte një fëmijë. Por ai ishte baba në atë kohë me Cristiano Jr dhe ishte totalisht i fokusuar te futbolli.

“Ai kurrë nuk e kishte menduar se Irina do të largohej. Cristiano është xheloz për lidhjen e saj të re.“

Irina Shayk është bërë nëne e një vajze me aktorin Bradley Cooper. Kurse ylli i skuadrës madrilene që prej nëntorit të vitit 2016 është në një lidhje me modelen spanjolle Georgina Rodriguez, 23 vjeçare. Të dy kanë një vajzë me emrin Alana Martina, ndërkohë që ai ka edhe dy binjakë, Mateon dhe Evën.

Megjithatë duket se Irina është një zjarr i pashuar në shpirtin e tij. Kur çifti u nda përpara 3 viteve, portugezi pati një rënie të rendimentit në fushë. Edhe pse ai u përpoq që të ishte mjaft diskret në për këtë çështje dhe totalisht i fokusuar në punën e tij, sërish, iu desh pak kohë që të mund të rikthehej në nivelin e tij më të lartë.

Related posts

Messi: Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Klose rikthehet te Bayern Munich

Sadik.Autor

HUDDERFIELD-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer synon fitoren pë një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment