Futboll Seria A Sport

CMENDET NAPOLI/ Bën lëvizjen e parë për dy yjet e Seria A

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka bërë një ofertë prej 35 milionë eurosh për sulmuesin e Genoa, Krzysztof Piatek. Numri një i të kaltërve zbuloi se ai kishte folur me Grifone për sulmuesin polak, i cili ka shënuar në çdo ndeshje të Serie A këtë sezon. “Gazzetta dello Sport” po raporton se një ofertë prej 35 milioë  eurosh është bërë dhe një takim do të caktohet me presidentin Grifone Enrico Preziosi. Sidoqoftë, Genoa nuk ka asnjë ngut për të vendosur një çmim për Piatek, për të cilin ata kanë paguar vetëm 4.5 milionë euro këtë verë. Ata shpresojnë se çmimi i tij do të rritet edhe më tej deri në fund të sezonit dhe nuk ka gjasa të pranojë një ofertë të tillë të hershme nga Napoli.

Piatek, nuk është i vetmi objektiv për të kaltrit në merkaton e janarit, Federico Chiesa i Fiorentinës është një tjetër prioritet për Napolin, por negociatat do të jenë të vështira. Napoli pa t’i refuzohej një ofertë në merkaton e kaluar, që besohet të jetë me vlerë 60 milionë euro, pasi “Vjollcët” refuzuan ta shisnin. Aurelio De Laurentiis është i vendosur të afrojë Chiesa në “San Paolo” dhe është gati të bëjë një lëvizje tjetër gjatë merkatos së janarit. Presidenti i Napolit ka një marrëdhënie të mirë me familjen Della Valle, por pavarësisht këtij fakti çdo negociatë do të jetë e vështirë dhe duket e pamundur që sulmuesi i krahut të largohet në janar. Gjithsesi kontaktet vazhdojnë dhe të kaltrit janë gati të shfrytëzojnë çdo hapësirë që mund të krijohet. Gjatë merkatos së verës Napoli nuk bëri asnjë afrim të rëndësishëm, por Carlo Ancelotti nuk do të bëjë të njëjtin gabim në janar.

Related posts

Barcelona shënon golin e dytë, MESSI dhuron spektakël duke tribluar 5 lojtarë (VIDEO)

Isa.Autor

Flamurtari sa shumë shpenzime dhe sërish pa Europë

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ SHERR në BERAT, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen

Isa.Autor

Leave a Comment