Futboll Premier League Sport

WBA “shtang” United, City shpallet matematikisht kampion

Manchester United ka humbur në “Old Trafford”, 1-0 kundër WBA të vendit të fundit, në ndeshjen më të dobët për skuadrën e Jose Mourinho në këtë sezon dhe kjo do të thotë se Manchester City është shpallur matematikisht kampion në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiola ka 16 pikë më shumë se “djajtë”, kur të dy ekipet kanë edhe pesë ndeshje për të luajtur dhe kësisoj ata fitojnë titullin e pestë në historinë e tyre.

West Brom e shënoi e fitores 17 minuta para fundit gjatë një goditje nga këndi. Nemanja Matic nuk arriti të largojë topin nga zona, por e çoi atë te Jay Rodriguez, i cili mposhti De Gea nga një distancë e afërt me portën.

Kur mbeten edhe pesë ndeshje nga fundi, Manchester United ka një pikë më shumë se Liverpool, në garën për vendin e dytë, ndërsa West Brom mbetet në vendin e fundit, nëntë pikë larg “mbijetesës”.

Related posts

ROMA-ATALANTA/ Verdhekuqtë rikthen në lojë me një gol të FLORENZIT (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Empoli i shkakton humbjen e tretë Napolit, Lazio përmbyset në transfertë

Delo.autor

Marquez rrëzon Rossin, spanjolli kërkon falje – italiani e përzë nga bokset

Sadik.Autor

Leave a Comment