Futboll Premier League Sport

DO TË BËHEJ FUTBOLLISTI I DYTË MË I PAGUAR NË PREMIER/ Ja shifra që Rydiger i ka kërkuar Chelsea-t për rinovimin…

Interesimi i shumë klubeve është luks për futbollistët pasi përveç mundësisë së zgjedhjes kanë në dorë dhe pagën e tyre të ardhshme.

Në rastin konkret bëhet fjalë për mbrojtësin e Çelsit, Antonio Rydiger. Gjermani është në vitin e tij të fundit tek Çelsi dhe palët dukeshin shumë larg një marrëveshje për rinovimin e kontratës, por situata tani më ka ndryshuar.

Duke parë interesimin e Bajern Mynih, Juventus, PSG e Real Madrid për mbrojtësin, londinezët i kanë hapur rrugën Rydigerit për pretendimet e tij për kontratën e re. Por sipas asaj që shkruan gazeta britanike ‘’Mirror’’ 28-vjeçari e ka tepruar paksa me kërkesat e tij. Aktualisht Rydiger fiton 130 mijë paund në javë, ndërsa ka kërkuar për rinovimin plot 400 mijë paund në javë.

Një rritje 3-fish, që do t’i kushtonte bluve 14 milionë euro në sezon. Shifra të frikshme për një futbollist i cili është rritur së tepërmi nën drejtimin e Tuhel, e cila do ta bënte futbollistin e dytë më të paguar në Premier Ligë pas Kristiano Ronaldos.

Madje, Rydiger do të fitonte më tepër se Lukaku, i cili aktualisht ka një pagë prej 350 mijë paundësh në javë. Në janar pritet të nisin bisedimet për kontratën e re, me klubet e interesuara që me shumë mundësi do të tërhiqen nisur nga pretendimet e mbrojtësit gjerman.

Related posts

ZYRTARE/ Valentino Murataj prezantohet me fanellën e Flamurtarit në Vlorë

F.autor

SERBI-ZVICËR/ Fantazmat e DRONIT, serbët: Duket sikur po luajmë me SHQIPËRINË

Isa.Autor

SFIDA NDAJ BOLOGNA-S/ Conte: Kemi nevojë për të rritur lojën tonë dhe për të patur vazhdimësi

Delo.autor

Leave a Comment