Futboll Seria A Sport

Massimiliano Allegri: Falënderoj Pjanic që u dëmtua

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus, ka dhënë këtë intervistë për “Premium Sport” pas fitores së arritur kundër Sampdoria-s. “Falënderoj Pjanic, që u dëmtua, përndryshe mund të mos e kishim fituar ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim te fitorja pas Madridit”, ka thënë trajneri bardhezi.

“Më vjen mirë për Howedes. Ka pasur një sezon shumë të keq dhe nuk ishte e lehtë tpër mua ta aktivizoja në momente të caktuara. Ndeshja kundër Sampdoria-s, ishte ajo e duhura. Lichtsteiner luajti shumë në Madrid dhe duhej të pushonte”.

“Titulli? Napoli po zhvillon një kampionat të madh. Deri në momentin që nuk do të kemi sigurinë matematike, nuk kemi fituar asgjë. Tani kemi një ndeshje me Crotone-n dhe më pas përballjen direkte: do të jenë dy ndeshje vendimtare. Rinovimi? Kur të përfundojë kampionati, unë do të shkoj në plazh i qetë”.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Inter në grupin e “ferrit”, Lewandowski kundër Bayern. Real Madrid me fat

F.autor

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Partizani përballet me Kukësin, ja formacionet zyrtare

F.autor

Torino heq dorë nga Okaka, ‘Granatat’ kërkojnë me ngulm Borinin e Milanit

Q.Autor

Leave a Comment