Futboll Shqipëri Sport

TRAJNERI HUMB TORUAN/ “Më shiko në sy kur flas, jo celularin! I paedukatë…”, Panuçi zihet në konferencë me…(VIDEO)

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, u shfaq tepër i tensionuar në konferencën e sotme për shtyp ku nuk munguan replikat. Italiani u kap gjatë konferencës me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje replikat kanë qënë aq të ashpra sa Panuçi e ka quajtur të paedukatë gazetarin dhe i ka ta qeptë gojë ku tekniku ishte duke folur.

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuçi për të vazhduar punën?

Panuçi: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panuçi: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panuçi: Më shiko në sy kur flas. Tregohu presionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panuçi: I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panuçi: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panuçi: Po më bën të qesh…

Ndërhyn Ilda Bejleri: Çfarë do ndryshojmë që nesër në lidhje me grupin?

Panuçi: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

 

Related posts

Në Korçë ka festë, Skënderbeu ngre titullin e 8 në histori

Sadik.Autor

E FUNDIT/ ROMA-INTER: Kryhet shkëmbimi i bujshëm në kampionatin italian

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një krosimi nga këndi, sulmuesi Kalajdzic ndëshkon me kokë Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment