Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-DINAMO/ Daja sfidon blutë me “klasikët”, Shkëmbi me Skukën si titullar. Ja formacionet e mundshme…

E vetmja mungesë e rëndësishme për Ilir Dajën ditën e sotme është Filip Gligorov. Mbrojtësi maqedonas pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e shkuar ndaj Vllaznisë dhe nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

Nga ana tjetër, mungesa e Damçevskit është zgjatur akoma më shumë. Qendërmbrojtësi është operuar së fundmi në mushkëri për shkak të dëmtimeve që i ka shkaktuar fraktura në brinjë këtij organi.

Ky vit është i mbyllur për të, por mbetet të shihet nëse do të kthehet në nisjen e fazës së dytë në fundin e janarit të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Alban Hoxha pritet të jetë në stol sonte.

Trajneri Daja bëri me dije se ai është stërvitur normalisht në dy ditët e fundit, duke marrë pjesë në minindeshjet e organizuara nga trajneri. Gjithsesi, vendimi final pritet të merret nesër para ndeshjes.

Ilir Daja pritet t’i besojë nesër lojtarëve që u ka besuar në ndeshjet e fundit dhe përveç Vllaznisë ka arritur të korrë sukses. Si zakonisht pritet formacioni 4-3-3.

Në portë Teqja është bërë “pronar” i katërkëndëshit duke fituar vendin e titullarit, teksa në mbrojtje mund të ketë një ndryshim. Sembene, i cili është preferuar nga Daja në ndeshjet e fundit, mund të zëvendësohet nga Sota.

Nga ana tjetër Albion Marku kthehet titullar në këtë sfidë. Belica e Musta janë të palëvizshëm në këtë repart. Në mesfushë priten të zakonshmit Rrapaj, Kaçe dhe Herald Marku.

Në sulm do t’i besohet Carës, sulmuesi më efektiv deri më tani, Zhuniorit dhe Esat Malës.

Blutë kanë mbyllur dje pasdite përgatitjet e derbit, me një seancë të zhvilluar në orën 17:00. Duke pasur një kontigjent më të plotë lojtarësh për derbin, stafi teknik ka përzgjedhur edhe 11 titullarët e mbrëmjes së sotme në “Air Albania”.

Ali Samake pritet të zëvendësojë të skualifikuarin Isaevski në të majtë të mbrojtjes. Ky repart do të plotësohet me Goran Siljanovskin në të djathtë dhe dyshen Imami-Sofranak në qendër.

Në portë do të jetë Edvan Bakaj. Sidibe kthehet të luajë nga minuta e parë. Ai do të përbëjë dyshen e qendrës bashkë me Besir Demirin. Në të majtë të sulmit, por pak më i tërhequr, do të luajë Redon Mihana.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Xhuljano Skukën në krahun e djathtë, ndërsa kapiteni Agim Ibraimi do të luajë pas sulmuesit kryesor, Stefen Çinedu.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja shqetëson trajnerin e Southampton. Kualifikimi në FA Cup me kosto?

Delo.autor

SJELLJA E TIFOZËVE/ Disiplina nuk fal Partizanin dhe Skënderbeun, presidenti pezullohet…

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ James Rodriguez pranë transferimit te gjigantët e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment