Bundesliga Futboll Sport

Batshuayi dyshohet se ka thyer këmbën ndaj Schalke-s

Golat e Konoplyanka dhe Naldo i kanë dhënë fitoren në derbin e Ruhrit që u zhvillua të dielën. Disfata ka ardhur me një çmim të madh për Dortmund, pasi sulmuesi kryesor i klubit është larguar me barelë nga fusha.

Dëmtimi i Batshuayi, që erdhi pasi ishin pësuar dy golat, ishte si pasojë e një ndërhyrjeje horror nga ish-mesfushori i Tottenham Stambouli.

Frika është e madhe, duke parë pamjet e dëmtimit, për një frakturë serioze, me Jan Aage Fjortoft që ka shkruar në Twitter: “Lajme të këqija për Dortmund. Mesa duket Batshuayi ka thyer këmbën.”

Gjithsesi, pritet që testet të bëhen paraditen e së hënës për të marrë vesh nivelin e dëmtimit.

Schalke me këtë fitore është shkëputur nga Dortmund në renditjen e Bundesliga-s dhe me shumë mundësi këtë sezon do ta mbyllë në vend të dytë, pas shumë kokësh.

Related posts

LITUANI-ITALI/ “Azzurrët” kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REAL MADRIDI DORËZOHET PËR MODRIÇ/ Nis sulmin për zëvëndësuesin e tij

Delo.autor

“DO TË BËJMË 3-4 AFRIME”/ Trajneri Jonuz konfirmon titullarët e larguar nga Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment