Futboll Seria A Sport

Derbi nuk ka fitues, Lazio dhe Roma ndajnë vendin e tretë…

Eshtë mbyllur në barazim pa gola derbi kryeqytetit italian në stadiumin “Olimpico” mes Lazio dhe Roma, ku faktikisht kanë munguar emocionet edhe rastet për shënim.

Mundësinë më të mirë e pati Bruno Peres, por braziliani goditi shtyllën në fundin e pjesës së parë, pjesa tjetër e ndeshjes nuk pati spektakël dhe pavarësisht se ruajtën rrjetën të paprekur portierët Alisson Becker dhe Thomas Strakosha nuk patën shumë punë, edhe pse vlen për t’u përmendur një pritje shpëtimtare e shqiptarit në minutën e fundit ndaj tentativës së Edin Dzeko.

Të dy skuadrat ndjenë edhe lodhjen e ndeshjeve të mesjavë kur Kupat e Europës, ku Roma arriti një kualifikim historik ndaj Barcelonës, ndërsa Lazio u eliminua nga Salzburg.

Në dhjetë minutat e fundit Lazio luajti me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Radu.

Lazio dhe Roma mbeten në zonën Champions pasi ndajnë vendin e tretë me nga 61 pikë, kur mbeten gjashtë ndeshje para fundit, një pikë më shumë se Inter i vendit të pestë që barazoi 0-0 ndaj Atalanta, të shtunën në mbrëmje.

 

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Pas një harkimi nga De Silva, sulmuesi Hoxhaj ndëshkon Laçin (VIDEO)

Delo.autor

UEFA e shqetësuar për precedentin ‘Kiev”, finalet e “Champions League” mund të luhen në Amerikë

Sadik.Autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Balaj në formë, Sedloski do një sforco të fundit

F.autor

Leave a Comment