Futboll La Liga Sport

“Rezervat” e Realit mposhtin Malaga-n

Real Madrid nuk ka hasur shumë vështirësi të merrte një fitore jashtë fushe ndaj Malaga-s teksa Los Blancos kanë fituar me rezultatin  rehatshëm 2-1. Zidane kishte paralajmëruar ndryshime në formacion pasi ndeshja e mesjavës ndaj Juventus i ka kushtuar shumë energji lojtarëve. Dhe si pasojë Ronaldo, Kroos, Bale dhe Modric ishin pushim ndërsa Karim Benzema është rikthyer në formacion bashkë me Lucas dhe Asensio.

 Ishte një moment i mirë për rezervat si Kovacic të tregonin veten dhe ata nuk zhgënjyen. Gjithsesi goli i parë erdhi nga ish-lojtari i Malaga, Isco. Mesfushori spanjoll ka ekzekutuar në mënyrë të përsosur një goditje standarde nga rreth 18 metra duke zhbllokuar rezultatin.

Goli erdhi pas shumë rasteve të shpërdoruara nga Los Blancos, por në fund të pjesës së parë vendasit mund të kishin barazuar rezultatin me dy mundësi të shpërdoruara. Pas pushimit ishte Casemiro ai që dyfishoi rezultatin pas një aksioni të bukur të Real. Në fund ka ardhur edhe goli i ngushëllimit për miqtë.

 

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Gattuso nën hetim për ”pastrim parash” (DETAJET)

Isa.Autor

Dybala nuk ka marrëveshje, as është objektiv i Atlético Madridit

Sadik.Autor

ZBULON GJITHÇKA NGA JETA E TIJ/ Vinicus Junior rrëfen: Dua të fitoj “Topin e Artë” kur të jem…

Delo.autor

Leave a Comment