Futboll

Zidane mesazh Iscos: “Ka luajtur më shumë se vitin e kaluar”

Zidane nuk do që Isco të largohet nga Reali dhe ia ka dërguar mesazh se është shumë i rëndësishëm për ekipin e tij dhe se këtë e dëshmon fakti se ka luajtur më shumë minuta këtë sezon në krahasime me edicionin 2016/17.
Isco ishte lojtari kryesor i Los Blancos në fitoren 2-1 kundër Malagas, ku shënoi edhe gol, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshej munguan lojtarë si Modric, Bale, Marcelo, Kroos e shpëtimtari i Champions League, Cristiano Ronaldo – por aty ishte Isco që bëri diferencën.

“Ai gjithmonë ka qenë i rëndësishme, edhe pse e gjithë bota e mendojnë të kundërtën. Ka pasur më shumë minuta se vitin e kaluar”, u shpreh Zizu.

“Jam i lumtur për golin që shënoi, sepse kishte nevojë. Është i rëndësishëm, edhe pse mendoni se ndonjëherë kam diçka tjetër në kokën time”, iu drejtua Zizu gazetarëve.

Related posts

HELENI SPEKTAKOLAR/ INTERI në gjurmët e talentit grek të Panathinaikosit

Isa.Autor

Dortmund ‘acarohet’ me Wenger, shkak spekulimet për Aubameyang

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku Spalletti gati të marrë drejtimin e skuadrës së madhe të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment