Futboll Seria A Sport

NGA FJALËT TEK FAKTET/ Marotta konfirmon 2 blerjet e para të Interit, ja 4 objektivat për verën

Nga fjalët te faktet. Drejtori sportiv Beppe Marotta ka konfirmuar sot për mediat italiane se Inter ka mbyllur tashmë blerjen e dy futbollistëve, që nga 1 korriku do të jenë të gatshëm për të veshur fanellën zikaltër. Ndërkohë që, njeriu i merkatos së Interit është duke punuar që skuadra të përforcohet edhe me të tjerë kampionë.

Mësohet se tek Interi do të vijnë mbrojtësi Diego Godin (aktualisht luan me Atletico Madrid) dhe mesfushori Rodrigo De Paul (aktualisht luan me Udinese). Nëse për të parin gjërat ishin mbyllur me kohë, më i rëndësishëm transferimi i 24-vjeçarit argjentinas, për të cilin ishin interesuar edhe Roma e Napoli.

Por merkato e Interit nuk do të mbyllet këtu dhe në shënjestrën e Marotta janë edhe 4 yje të tjerë. I pari është Sergej Milinkovic-Savic, që luan me Lazio. Mesfushori është i lakmuar nga shumë klube, në Itali dhe jashtë saj. Marotta e ka dashur që kur ishte te Juvja, por mund ta realizojë ëndrrën, duke e sjellë tek Interi.

Emri i dytë është ai i Federico Chiesa, sulmesi 21-vjeçar I Fiorentina, që po çmend Serinë A. I talentuar dhe i destinuar të shkruajë emrin me të arta. Kushton shumë, por Interi po mbledh paratë e nevojshme për ta sjellë në Milano. Marotta ka gati strategjinë, duke ofruar ndonjë lojtar te Fiorentina.

Orët e fundit është rritur interesimi i klubit sikaltër për Ivan Rakitic, që ka kërkuar transferimin nga Barcelona. Inter më parë është interesuar pa shumë insistim për kroatin, por ka qenë ky i fundit që ka hedhur hapin tjetër, duke kërkuar transferimin te zikaltërit. Tani topi është në fushën e Interit, që i duhet të negociojë si me lojtarin ashtu dhe me skuadrën katalanase.

Ëndrra e madhe e Interit për merkaton e verës mbetet Luka Modric, fituesi i Topit të Artë. Do rinovojë apo jo me Real Madrid, kjo është enigma e madhe që do të mbajë të lidhur edhe Interin deri në momentin e fundit. Marotta i ka bërë një ofertë të mirë për ta sjellë në “San Siro”, por lojtari vijon të jetë i pavendosur në lidhje me të ardhmen e tij.

Related posts

ANALIZA/ Chiesa dhe ndërrime të vonuara, çfarë shkon dhe jo te kjo Itali

Delo.autor

“MAGJI” NGA 25 METRA DISTANCË/ Donjet Shkodra “çmend” Kazakistanin me këtë super gol (VIDEO)

Delo.autor

ATMOSFERË E ÇMENDUR NË SHKODËR/ Tifozët “Kuqezi” nisin festën në qytet (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment