Futboll La Liga

KRIJON FORMACIONIN E ËNDRRAVE/ Gazetari spanjoll: Ja 11 yjet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Gazetari i njohur në Spanjë, Tomas Roncero, i dalluar për tifozllëkun që bën për Real Madridin, ka krijuar formacionin e ëndrrave për sezonin e ardhshëm.

Roncero ka preferuar t’i kushtojë rëndësi sulmit, gjithsesi për të plotësuar dëshirën e tij duhet të blihen plot 5 lojtarë që kushtojnë sa “qimet e kokës.

Në portë për të do të ishte mirë Keylor Navas. Ndërsa për qendërmbrojtës preferon Koulibaly para Varane, ndërsa Reguilon zë vend në krah të majtë.

Mesfusha do të ishte me Casemiro e Modric, të cilët do të kishin edhe ndihmën e Paul Pogba.

Ndërkohë që në sulm gazetari i “AS” preferon të jetë Hazard dhe Mbappe në krah, që pikë referimi në zonë duhet të kenë Harry Kane.

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Përballje spektakolare, Di Lorenzo vendos baraspeshën (VIDEO)

Delo.autor

“NUK DO TË FLEMË SONTE”/ Tifozët e skuadrës kineze “shpërthejnë” në lot pas kthimit në stadium

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC MË KA SURPRIZUAR”/ Gilardino këshillon Milanin: Ja kush mund ta pasojë atë!

Delo.autor

Leave a Comment