Futboll Sport

Boca Juniors ofertë interesante për Buffonin

Klubi legjendar i Argjentinës, Boca Juniors ka gati një ofertë sensacionale për të afruar në skuadër portierin e Juventus, Gianluigi Buffon. Siç raporton “Ole”, ekipi ku aktivizohet edhe miku i tij i ngushtë, Carlos Tevez ka përgatitur një kontratë 1-vjeçare për 40-vjeçarin i cili ka pranuar se do të “varë këpucët në gozhdë” në fund të sezonit.

Numri një i portës së “Zonjës së Vjetër” dhe Italisë, do ta mbyllë karrierën si lojtar profesionist me titullin kampion në Serie A. Nga ana tjetër ndihet i zhgënjyer që nuk arriti të kualifikohet në finalen e Champions League dhe në Botërorin “Rusi 2018”.

Boca shpreson të bindë gardianin “axurr” që të mbyllë karrierën në kampionatin argjentinas me fanellën e tyre. Bardhezinjtë kanë gati zëvendësuesin e tij, Ëojciech Szczesny.

Buffon më parë deklaroi që do të qëndronte edhe një vit tjetër me Juven, nëse ia dalin të fitojnë Champions League, trofe të cilin e kërkon prej vitesh.

Gigi është pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë që nga viti 2001 dhe ka zhvilluar 505 ndeshje me to dhe 176 me kombëtaren që nga viti 1997-të.

Related posts

POGBA ME DOPING? Qëndrimi i Juventusit: Ja si do veprojmë

F.autor

PËRDHUNOI NJË SHQIPTARE/ Robinho ka frikë nga arrestimi, ja vendimi për brazilianin

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ “Vidhet” Atalanta e Gjimshitit, anulimi i golit të barazimit tërbon Gasperinin (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment