Futboll La Liga Sport

Barcelona e ka çelësin për planin e rinovimeve

Barcelona tashmë e ka të qartë se është eliminuar nga Champions League dhe në idenë e drejtuesve është që grupi të përforcohet me gjak të ri për të ardhmen. Kjo gjë sapo ka nisur për sezonin e ardhshëm. Ajo që kërkohet është që të sigurojë më tepër gola dhe konkurrencë në pjesën e përparme, në të cilën pas largimit të Neymar duket se ka mbetur shumë hapësirë bosh.

Dembele është një driblues si një vrasës, ndërsa Luis Suarez po kalon një thatësirë të pabesueshme në La Liga dhe në Kupë. Kjo është alarmante për Barcelona-n sepse ata nuk patën ecuri në ndeshjet jashtë Camp Nou në Champions League. Deri më sot bëhen 13 ndeshje që uruguaiani nuk shënon në ndeshjet e kompeticioneve evropiane, veçanërisht që në fazën në grupe në shtator të vitit 2015 kur i shënonte Roma-s.

Griezmann, bast i madh – Klauzola e tij për t’u larguar nga Atletico Madrid është 100 milionë euro, teksa Barcelona e ka qëllimin kryesor për merkaton e verës. Pjekuria e tij dhe përvoja në La Liga e bëjnë atë një lojtar të pëlqyer për shumë klube, teksa Barça është e disponueshme që ta veshë me fanellën e vetë në verë.

Arthur – Mes të rinjve të preferuar të Barcelona-s është dhe Arthur Melo, 21-vjeç që luan me Gremio-n në Brazil. Mesfushori mund të luajë dhe në të djathtë dhe në qendër, ka kontroll të mirë të topit dhe aftësi për të shfrytëzuar hapësirat boshe, lojtar që mund të japë garanci pasi ka ngjashmëri me stilin e Xavi Hernandez. Ideja e Barça-s është që ta bëjë për vete në janar të vitit 2019.

Perlat e Ajax – Dhe në rast se ky klub është i vendosur për “gjakun e ri”, nuk mund të harrojë dy holandezët e Ajax, mesfushorin e qendrës Matthijs de Ligt që është 18 vjeç dhe 20-vjeçarin Frenkie de Jong. Lojtarë që janë në vëmendjen e drejtuesve të Barcelona-s.

Related posts

KUPA E AMERIKËS/ Humbja e Argjentinës, shihni golat e Kolumbisë (VIDEO)

Delo.autor

SHËNOI KUNDËR FROSINONES PAS 564 MINUTASH/ “Bomberi” Piatek luan sfidën e fundit për rekordin historik

Delo.autor

E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo merr këtë çmim të rëndësishëm në Itali

Delo.autor

Leave a Comment