Futboll Ligue 1 Sport

Më shumë se 1 vit jashtë fushave, nisma e veçantë e tifozëve të Paris SG për Ben Arfa

Hatem Ben Arfa pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale ‘festoi’ 1 vjetorin e qëndrimit jashtë fushave, pasi futbollisti i Paris SG nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me trajnerin Unai Emery.

 

 

Këtë sezon francezi nuk ka luajtur asnjë minutë me Paris SG, por kjo nuk e pengoi ekipin që të shpallej kampion. Padyshim që tifozët ishin shumë të lumtur për këtë arritje, por kishte edhe nga ata që nuk u shpëtoi fakti se Ben Arfa nuk po e gëzon këtë titull.

Sot, disa tifozë të Paris SG kanë marrë një nismë të veçantë për 31-vjeçarin. Në rrjetet sociale duke përdorur hashtagun ‘Hatemkampion’ (#HatemChampion) ata i bëjnë thirrje trajnerit Emery që ta aktivizojë futbollistin të paktën për 1 minutë, në mënyrë që ai të quhet kampion.

Related posts

LEICESTER-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” synon fitoren e nëntë rradhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Zbulohet “fituesi” i Topit të Artë, është ky kameraman

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Anglia mposht Çekinë falë golit të Sterling dhe gradohen në vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment