Futboll Sport

Epidemi dëmtimesh, Skënderbeu ”sakatohet” para Flamurtarit

Skuadra e Skënderbeut vijon me punën para ndeshjes me Flamurtarin e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kryesuesit e kampionatin kanë nisur nga puna në resortin tropikal. Trajneri Daja ka nisur menjëherë punën për sfidën e kthimit kundër Flamurtarit. Korçarët humbën me rezultatin 0-1 në takimin e parë, ndërsa duhet të kthejnë rezultatin në Vlorë, në stadiumin e Flamurtarit. Diçka e tillë duket e vështirë, por Skënderbeu do që të fitojë të gjithë trofetë këtë sezon. Trajneri Daja ka probleme me dy lojtarët e ekipit.

Mesfushori Bruno Dita është i diferencuar dhe vijon me programin e tij, ndërsa shqetësimi i radhës është nga sulmuesi James. Ai zhvilloi sot një kontroll të detajuar mjekësor dhe pritet të mungojë 7 ditë. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi i Skënderbeut përmes faqes zyrtare.

“Ekipi është grumbulluar sot në rezidencën ‘Tropikal Resort’ në Durrës, atje ku do të zhvillojë 2 ditë përgatitje në prag të gjysmëfinales së kthimit ndaj Flamurtarit, e vlefshme për kupën e Shqipërisë.

Të besuarit e trajnerit Daja kanë zbritur sot pasdite në fushën stërvitore të ‘Tropikal Resort’ ku kanë zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktik.

GJËNDJA E EKIPIT – “Bruno Dita vijon rikuperimin pas tërheqjes së pësuar në Vlorë. Mesfushori prej sot do të nisë vrapimet dhe mendohet të jetë gati për takimin e javës së ardhshme në kampionat ndaj Partizanit. James Adeniyi do të jetë mungesa e dytë për trajnerin Daja në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Flamurtarit. Nigeriani zhvilloi sot një kontroll të detajuar mjekësor dhe rezultoi të ketë pësuar një tërheqje të gradës së parë, çka e detyron sulmuesin bardhekuq të qëndrojë 7 dëri në 10 ditë jashtë grupit. Pjesa e tjetër e ekipit është shfaqur në gjendje optimale në prag të sfidës”.

Përgatitjet anti-Flamurtari do të vijojnë nesër në mesditë ndërkohë që në orët e mbrëmjes, ekipi do të grumbullohet në Vlorë”, – shkruhet në njoftimin e klubit.

Related posts

NJË DASHURI QË NUK LINDI KURRË/ Rugani dështon në Francë, përgatit kthimin e bujshëm në Serinë A tek klubi…

Delo.autor

BARCELONA NË KOLAPS/ “Bomba” e ekonomistit: S’ka para për puntorët

Delo.autor

ISH-YLLI I REALMADRIDIT/ Mijatovic kritikon Bale: Ai nuk është një lider, fakti më…

Delo.autor

Leave a Comment