Futboll Sport

Konflikti mes presidentëve të Superiores, në lojë hyn Komisioni i Disiplinës

Skënderbeu – Kamza përfundoi 3-2 dhe nuk dihet nëse vitin tjetër këto dy ekipe do të takohen sërish mes tyre. Megjithatë, një gjë është e sigurt, kjo ndeshje nuk ka përfunduar në aspektin ligjor, pasi FSHF ka vendosur që të marrë një masë ndëshkuese për presidentin e Kamzës.

Naim Qarri dhe vëllai i tij u konfliktuan me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, ku ky i fundit kërkoi ndihmën e policisë për të sheshuar gjithçka. Nuk dihet nëse ka pasur incidente të tjera në këtë takim, por që vëllezërit Qarri përfunduan në polici, kjo dihet.

Por, pas policisë, tashmë është radha e FSHF-së që të marrë një vendim lidhur me këtë situatë. Sipas “Panorama Sport”, bëhet me dije se Komisioni i Disiplinës do të marrë masa për këtë sjellje të pahijshme të ndodhur në Korçë.

Kujtojmë që Ardjan Takaj nuk udhëton në Vlorë që prej vitit shtatorit të vitit 2013, kur në tribunën e stadiumit “Flamurtari” ai u godit nga disa tifozë. Asokohe FSHF dënonte Flamurtarin që të luante ndeshjet në fushë asnjëanëse, ndërsa vendosi që hyrja në tribunën VIP në çdo stadium të bëhej e kontrolluar.

Por, këtë herë sherri ka ndodhur mes dy presidentëve, ku tashmë është sërish FSHF që do të marrë masa për dhunën. Sidomos kur vjen nga sektori që duhet të jetë shembull, padiskutim që do të ketë masa ndëshkuese.

Related posts

Ndeshja Rusi-Kroaci, këta janë dy tifozët specialë të zonës “Vip”

Isa.Autor

Real Madrid mund ta marrë Icardin për një çmim qesharak

Delo.autor

Lemar nuk dëshiron transferimin në Angli, refuzon tri skuadrat e mëdha

Q.Autor

Leave a Comment