Premier League

Mourinho në kërkim të talenteve, ‘piketohen’ Kluivert dhe Sessegnon

Manchester United po lëviz për të marrë adoleshentin e Ajax, Justin Kluivert, djalin e Patrick Kluivert. “Djajtë e kuq” janë vënë në gjurmët e 18-vjeçarit, i cili prej një viti ka spikatur me aftësitë e tij te skuadra e Amsterdamit. Manchester ka vendosur të kthejë sytë nga të rinjtë dhe krahas Kluivert ka nisur të ndjek edhe Ryan Sessegnon të Fulham. Gjithashtu, Tottenham është lakuar për blerjen e të dy këtyre futbollistëve…

Gjatë finales së Europa League, në maj, kur Manchester United fitoi ndaj Ajax, trajneri Jose Mourinho u pa duke folur për disa minuta me Justin Kluivert. Mendohet se Mourinho i ka thënë: “Ti je një futbollist i veçantë dhe mendoj se do të bëjmë një transfertë të veçantë. Rritu edhe 1 vit në Holandë dhe pastaj do të bëhet sulmuesi im te United.”

The Red Devils also want Fulham starlet Ryan Sessegnon in the upcoming January window

Kluivert ka shpërthyer me Ajax dhe ka shënuar 4 gola në 145 ndeshje të kampionatit, pavarësisht se nuk ka mbushur ende 19 vjeç. Sessegnon, është talenti tjetër i kërkuar nga United, për të cilin ka nisur beteja me Tottenham. 17-vjeçari, që kushton rreth 30 milionë euro, rinovoi kontratën deri në vitin 2023 me Fulham, në fillim të këtij viti…

Related posts

“FUTBOLLI NUK ËSHTË GJITHÇKA”/ Trajneri Klopp: Ja si bëj edhe shefin edhe shokun me lojtarët

Delo.autor

Neymar do të shkojë tek United, Mourinho i jep 3 garanci

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Lajme të mira për Liverpool, Van Dijk mund të rikthehet këtë sezon

Delo.autor

Leave a Comment