Futboll

Xherdan Shaqiri kërkohet edhe nga një klub tjetër në Premierligë

Evertoni dëshiron ta transferojë Xherdan Shaqirin nga Stoke City në afatin kalimtar veror, sipas mediave britanike.
Evertoni është cituar si njëri prej shumë klubeve nga Premierliga që kanë shfaqur interesim për ta blerë anësorin shqiptar të Zvicrës, skuadra e të cilit rrezikon të bjerë nga liga elitare angleze këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Zvicrës pritet të largohet nga Stoke në verë dhe duket se Evertoni do të kërkojë ta shfrytëzojë rastin për ta transferuar atë.

Shaqiri ka qenë lojtari i veçuar në Stoke falë performanca të mira në një sezon shumë të vështirë për klubin.

Ish-ylli i Bayern Munich dhe Interit ka kontratë me Stoke deri më 2020, por nëse klubi bie në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez, atëherë Shaqiri do të largohet.

Related posts

KOSOVA DREJT ËNDRRËS EUROPIANE/ Ja premioja që do të përfitojnë “Dardanët” nëse kualifikohen

Delo.autor

PËRZGJIDHET NDESHJA TESTUESE/ Femrat do të shkelin të parat barin e “Arenës Kombëtare” (FOTO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Trajneri Mema: Po të ishte boks do të fitonim me pikë, ne duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment