Futboll

Penalltia kundër Juves, Presidenti i UEFA-s: Collina nuk preket!

Në pamundësi për të bërë një avokati më të fortë për ‘dëmin’ që pësoi në çerekfinalen me Real Madrid, Juventus e drejtoi gishtin nga shefi i ‘xhaketave të zeza’, Perluigi Collina. Në krah te ish-arbitrit italian ka dalë presidenti Ceferin: ‘Collina nuk preket!’

Pas penalltisë në minutat shtesë, presidenti i Juves, Andrea Agnelli e drejtoi gishtin nga dizenjatori italian, por Aleksander Ceferin mendon se ky është një vlerësim i gabuar dhe i nxituar. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Ceferin pohoi: ‘Collina nuk ka asnjë faj, ai zgjedh më të mirët me profesionalizmin e tij. Mendoj se ka dhënë shumë për përmirësimin e arbitrimit’.

Presidenti Ceferin ka folur me superlativa dhe për presidentin e Juves, me të cilin ka patur edhe një komunikim pas kësaj ngjarjeje: ‘Fola menjëherë me të dhe nuk mendoj se ka fyer ndokënd dhe nuk ishte agresiv. Këtë e konfirmon edhe delegati. Kishte të njëjtin frustim që shfaqi dhe Buffon dhe duke qenë dhe presidenti i skuadrës nuk mund ti fshehë emocionet’.

Presidenti Ceferin foli dhe për Buffon: ‘Ato që tha nuk ishin të mira, nuk duhej ti thoshte. Por duke parë që ishte protagonist i asaj ndeshjeje të madhe e kuptoj frustimin dhe zhgënjimin e dikujt që humbet ndeshjen në minutën e 93 me një penallti. Ndjen që ke humbur diçka të madhe’, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Related posts

FINALJA E “EURO 2020″/ Për kompanitë e basteve favorite është… Anglia

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ Dilemat e trajnerëve janë në mbrojtje, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

MOURINHO THYEN HESHTJEN/ Shpjegon polemikat me Pogba te Manchester United

F.autor

Leave a Comment