Futboll

Ekipi i vitit në Premierligë dominohet nga lojtarët e Manchester Cityt

Pesë lojtarë të Manchester Cityt janë zgjedhur në ekipin e vitit në Premierligë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.
Mesfushorët Kevin de Bruyne dhe David Silva, mbrojtësit Nicolas Otamendi dhe Kyle Walker dhe sulmuesi Sergio Aguero e përfaqësojnë kampionin e Premierligës në formacionin e vitit, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i jashtëzakonshëm i Liverpoolit, Mohamed Salah dhe ai i Tottenhamit, Harry Kane – të cilët i kanë shënuar 29 dhe 25 gola respektivisht, po ashtu janë pjesë e ekipit të vitit.

Lojtari i vetëm i Manchester Unitedit në ekipin e vitit është portieri David de Gea.

Related posts

GËZUAR DITËLINDJEN KAPITENI IM! Icardi merr mesazhin e veçantë nga Barcelona, ja ylli që e uron

Delo.autor

Chelsea kërkon 80 milionë euro/ Willian dëshiron të bashkohet me klubin spanjoll

Isa.Autor

Messi, Pique, Fabregas : ” Gjenerata e 87 “

Q.Autor

Leave a Comment