Futboll

Përfundon para kohe sezoni për yllin e Bayern Munichut

Për Arturo Vidalin e Bayern Munichut sezoni i sivjetmë fatkeqësisht ka përfunduar para kohe.
Vidal nuk do të mundë t’i hakmerret Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi lëndimi në gju do ta lërë atë jashtë fushës për pjesën e mbetur të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori kilian ishte përjashtuar nga loja në udhëtimin e fundit të Bayernin në “Santiago Bernabeu” sezonin e kaluar, dhe ai po shpresonte të rikthehej për ndeshjen kthyese gjysmëfinale përkundër se i ishte nënshtruar operimit pas lëndimit në stërvitje në fundjavë.

Megjithatë, sot Bayerni ka konfirmuar se për Vidalin ky sezon ka marrë fund, sepse operacioni ka zbuluar se ai ka më shumë probleme se që ishte menduar në diagnozën e parë.

Related posts

ISHTE LOJTAR “JETIK”/ Valverdes nuk i ka pëlqyer largimi i Paulinhos

Isa.Autor

PRAPASKENA/ “I këshillova Man United Mbappe dhe Gabriel Jesus, por klubi më injoroi”

Isa.Autor

FITOI TROFEUN/ Presidenti i River Plate: Finalja në Madrid ishte më e tmerrshmja…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment