Futboll Sport

FIFA gjobit katër klube për transferime të parregullta

FIFA ka gjobitur Benfica dhe Sporting Lisbon, ashtu si Celta Vigo dhe Rayo Vallecano për përfshirjen e palëve të treta në merkaton e lojtarëve.
Qeveria e futbollit ka bërë të ditur të enjten se do të penalizohen klube dhe federata të ndryshme që shkelin rregullat e FIFA-s, por nuk ka zbuluar se cilat kanë qenë transferimet e parregullta.

Benfica, vendi i dytë në kampionatin portugez është gjobitur me 110 mijë euro dhe të njëjtën gjobë ka marrë skuadra tjetër e Lisbonës, Sportingu.

Gjithashtu janë gjobitur me nga 65 mijë euro Celta dhe Vallecano për përfshirje të parregullt të palëve të treta në tratativa merkatoje.

 

Related posts

E ARDHMJA E MESFUSHORIT ERIKSEN LARG INTER/ Marotta përgatit shkëmbimin e bujshëm me rivalët e Serisë A…

Delo.autor

Mundi Bayern-in në finale, tani kërkon të bashkohet me Kovac

Sadik.Autor

HARMONIA TEK BRAZILI/ Neymar: Edhe 5 gola të kisha shënuar NUK do isha gëzuar…

Isa.Autor

Leave a Comment