Futboll Sport

Futbollistët e Barçës kritikuan trajnerin Valverde për humbjen në Romë

Futbollistët e Barcelonës kanë replikuar me trajnerin Ernesto Valverde, pas eliminimit tronditës nga Roma në çerekfinalet e Champions League.

Pavarësisht nga fitorja 4-1 ndaj verdhekuqve në “Nou Camp”, katalanasit u mposhtën 3-0 në Itali dhe futbollistët kanë fajësuar trajnerin, sipas asaj që shkruan shtypi spanjoll. Ata kanë pretenduar një ekip më të fortë fizikisht, sidomos në mesfushë.

Valverde bëri shumë pak ndryshime, pavarësisht se kishte vuajtur në ndeshjen e parë ndaj Roma, edhe pse rezultati ishte në favor. Barcelona u vu në vështirësi serioze nga Dzeko.

Sipas gazetës “Sports”, në pushim, kur rezultatin 1-0 për Roma, Valverde i kishte thënë lojtarëve se njëra skuadër po luante futboll, ndërsa tjetra jo.

Njëri prej futbollistëve u përgjigj: “Bos, kjo është një ndeshje për futbollistë të fortë fizikisht dhe ata që vrapojnë më shumë.”

Ka pasur edhe ankesa të tjera, por që nuk janë publikuar sepse nuk dihen me saktësi, teksa trajneri vetëm ka dëgjuar, ashtu si ndodhi edhe në fund të ndeshjes, ku flitet se kanë qenë lojtarët që kanë analizuar trajnerin dhe jo ky i fundit ekipin, si duhet të ndodhte.

Gjithsesi, Barcelona nuk humbet prej 40 ndeshjesh në La Liga ku është shumë pranë titullit kampion, ndërsa më 6 maj do të ndeshet me Sevilla në finalen e Kupës së Mbretit. /Telesport

Related posts

SFIDA NDAJ DINAMO KIEV NË CHAMPIONS/ Pirlo me dhimbje koke, dëmtohet sërish lojtari i “Bardhezinjve”…

Delo.autor

Nisin pjesët e dyta, Senegali e Japonia një hap larg fazës tjetër

Sadik.Autor

PADIA NGA PANUÇI/ Reagon Nishani: Ja çfarë do të bëj për këtë

Isa.Autor

Leave a Comment