Futboll Sport

Real Madrid mund ta marrë Icardin për një çmim qesharak

Mauro Icardi dhe Inter janë dy rrugë që tashmë do të ndahen dhe asgjë nuk mund të kthehet pas. Sulmuesi e shprehu hapur dashurinë që ka për fanellën zikaltër, por tregoi se ka probleme të theksuara me drejtuesit, teksa ai vijon të mos kthehet të luajë në fushë.

Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur hap pas hapi kanë bërë që shumë klube të vendosen pas tij dhe kanë kërkuar informacion te Interi. Drejtori sportiv i Junvetusit, Fabio Paratici tha hapur se në verë do të tentojnë të marrin argjentinasin, ndërsa Marotta iu kundërpërgjigj se do i marrë Dybalan.

Përveç Juves është edhe Real Madrid, Manchester United dhe PSG që janë të interesuar për 26-vjeçarin. Ndërsa spanjollja “Marca” ka bërë me dije se kampionët e Europës do të hidhen në sulm për ta marrë në merakton e verës.

Klauzola e largimit të Icardit është 110 milionë euro për klubet e huaja, mirëpo problemet që ka me drejtuesit dhe duke qenë se nuk luan prej kohësh ka bërë që Reali të mund ta sigurojë për 40-50 milionë euro sipas medies spanjolle.

Gjithsesi një dilemë e madhe do jetë nëse Icardi do ketë shansin të largohet nga Italia sepse tre djemtë që Wanda Nara ka me Maxi Lopez e kanë të ndaluar të largohen nga Italia pa lejen e babait të tyre. Në këtë rast Icardi duhet të bëjë edhe këto llogari dhe nëse Maxi Lopez e lejon atëherë e ka rrugën e hapur për klube jashtë Italie.

Related posts

QESHARAKE TEK FESTA MADHËSHTORE/ Klopp numëron trofetë e Liverpoolit në Champions

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

E PABESUESHME/ Partnerja e Alves tregon arsyen përse ZVOGËLOI GJOKSIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment