Futboll

(FOTO) UEFA zbulon “Top 11” e lojtarëve Under 24

Në venat e futbollit qarkullon gjithmonë gjak i ri, kampionë të ardhshëm, talente të rinj të së nesërmes. Me shpresën që mund të luajnë në nivele të larta për vite me radhë në sportin më popullor në botë. Kështu, siç ndodh çdo fundviti, UEFA ka vendosur të vlerësojë më të rinjtë që kanë qenë protagonist gjatë këtij viti kalendarik, në kampionatet e tyre dhe në kompeticionet ndërkombëtare. Organizimi që drejton futbollin europian ka publikuar formacionin e 11 lojtarëve më të mirë Under 24 të 2017-ës.

Top 11 Under 24
Në portë është braziliani Ederson, i cili luan me Manchester Coty, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Nelson Semedo (ish-lojtar i Benfica-s, tani te Barcelona), Davinson Sanchez (Tottenham), Niklas Sule (Bayern), Kieran Tierney (Celtic). Në mesfushë është Harry Winks (Tottenham), Talisca (Besiktas) dhe Marco Asensio (Real Madrid). Në sulm, përveç 19-vjeçari të Paris Saint-Germain, Mbappe, janë 21-vjeçari Timo Werner (Leipzig), 21 vjeç dhe zvicerano-kamerunasi Dimitri Oberlin i Basel-it.

Related posts

GJEN ZËVENDËSUESIN E NEYMAR/ PSG gati 90 milion euro për sulmuesin 24-vjeçar…

Delo.autor

BROJA VLEN MË SHUMË SE LUKAKU/ Shqiptari largohet vetëm për 70 milionë euro. Media italiane i bën jehonë

F.autor

“SITUATË E VËSHTIRË, POR DO TË PËRPIQEMI DERI NË DUND”/ Portieri Dajsinani: Duhet një mrekulli ndaj Kukësit…

Delo.autor

Leave a Comment