Futboll Sport

Milan, largohet Kalinic – vjen Mandzukic?

26 paraqitje në Serie A, vetëm 5 gola të shënuara – Nikola Kalinic i ka ditët e numëruar te Milani.

Sipas “Calciomercato.com”, Nikola Kalinic tashmë është hedhur më market vetëm një vit pas transferimit për 25 milionë euro nga Fiorentina, transmeton Gazeta Express.

Kalinic ka shënuar vetëm pesë gola në 26 paraqitje në Serie A, më i mirë se ai është futbollisti i promovuar në ekipin e parë nga akademia, Patrick Cutrone, me shtatë gola. Më pas renditen Suso Jack Bonaventura me nga gjashtë.

Mario Mandzukic, ky është sulmuesi që Genaro Gattuso e do në “San Siro” për sezonin e ardhshëm, por vështirë se do ta bindin lojtarin, pasi edhe këtë sezon kanë humbur shanset për të marrë pjesë në Champions League, ndërsa po luftojnë për një vend në Europa League. /Gazeta Express/

Related posts

Liverpool-Tottenham, Kane përballë mbrojtësit më të shtrenjtë

Q.Autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare Australi- Peru

Sadik.Autor

U LARGUA NG INTER NË MERAKTON E VERËS/ Nainggolan merr çmimin e rëndësishëm me Cagliarin

Delo.autor

Leave a Comment