Futboll

U emërua trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës/ Ja kush është Bernard Challandes

Bernard Challandes është emëruar edhe zyrtarisht trajner i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll të premten paradite.
Zvicerani 66-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Kosovën teksa u prezantuan të premten paradite në një konferencë për media në kryeqytet, Prishtinë, raporton Express.

Por, kush është Challandes?

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes, ka lindur më 26 korrik të vitit 1951 në Le Locle të Zvicrës. Ai e nisi karrierën në klubin e qytetit të lindjes si 17-vjeçar, derisa më pas për shkak të studimeve u transferua në skuadrën Urania Geneve Sport ku luajti për dy edicione, për t’u rikthyer sërish më pas në klubin e tij të zemrës.

Në vitin 1976 ai u huazua në Ligën e Parë te skuadra La Chaux-de-Fonds dhe më pas luajti edhe te FC Boudry dhe FC Saint-Imier.

Pikërisht në klubin Saint-Imier e nisi edhe zejen e trajnerit në vitin 1978 ku qëndroi deri në vitin 1982. Më pas për disa edicione e drejtoi skuadrën e tij të zemrës, Le Locle.

Për dy vite udhëhoqi skuadrën La Chaux-de-Fonds, kurse nga viti 1987 e deri më 1994 drejtoi skuadrën tjetër zvicerane, Yverdon Sports. Më pas nga një edicion udhëhoqi skuadrat elitare zvicerane, Young Boys dhe Servette.

Nga viti 2001 deri në vitin 2007 e udhëhoqi Kombëtaren U-21 të Zvicrës, kurse më herët ishte dhe përzgjedhës i grupmoshave U-17 e U-18, derisa suksesin më të madh e arriti me skuadrën Zurich, me të cilën arriti ta fitojë titullin e kampionit në edicionin 2008/09, derisa në vitin 2011 e fitoi Kupën e Zvicrës me Sionin.

Challendes më pas udhëhoqi edhe skuadrat tjera zvicerane Neuchatel Xamax, Thun dhe Young Boys, para se të marrë drejtimin e Kombëtares së Armenisë në shkurt të vitit 2014, e ku dha dorëheqje në mars të vitit 2015 pasi nuk arriti ta kualifikojë këtë kombëtare në Euro 2016.

Që nga viti 2015 e deri më tash ai e ka kryer funksionin e skautit në skuadrën kampione të Zvicrës, Bazel.

Related posts

MILAN NUK NDALET NË MERKATO/ Pas Zlatan, pranë transferimit edhe talenti i Barcelonës

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR NAPOLIN/ Sulmuesi mungon në ndeshjen e radhës

F.autor

BARCELONA E BLEU DHE E SHITI TEK TOTTENHAM/ “Shpërthen” mbrojtësi Royal: Jam totalisht i zhgënjyer sepse…

Delo.autor

Leave a Comment