Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Tirana, Mbyllet pjesa e parë në Kurbin. Penallti të humbura dhe 2 gola për Tiranën

Laçi dhe Tirana luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të në Superiore, ku nga njëra anë kurbinasit kërkojnë Europën, ndërsa bardheblutë në luftë për mbijetesën.

laci tirana

Sfida paraqitet e nxehtë mes dy ekipeve, më shumë edhe pas sherrit të ndodhur në ndeshjen e fundit të zhvilluar në fazën e tretë, ku pati një sherr mes Ngosë dhe kampit kurbinas, e më tej mes dy presidentëve, Halili dhe Laska.

 

LIVE | Laçi-Tirana 0-2

GOL:  / Greca 6′, Ngo 36′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Tirana 0-2

46’ Rast ideal për Grecën, për të shënuar edhe të tretin, por përballë Selmanit, godet mbi portë.

45’ 1 minutë shtesë.

44’ Karton i verdhë edhe për Çokajn te Laçi, pas një faulli ndaj Maveje.

42’ Përplasje e rrezikshme në mesfushë mes Goxhës e Mane. Jorgji ndal sfidën që t’i vihet në ndihmë nga stafet mjekësore.

38’ Kobina nis këtë herë Dokën, dhe ky i fundit nga krahu i djathtë, kroson në qendër të zonës për Grecën, por kurbinasit spastrojnë.

36’ GOOOOOOL TIRANA 0-2/ Doka nis bukur Ngonë në hyrje të zonës, dhe anglezi modest, shërben për Kobina. Këtë herë, Kobina nuk gabon përballë Selmanit, dhe tund rrjetën.

32’ Ndalet loja për pak sekonda, pasi Mane merr një bërryl në fytyrë.

29’ Sefgjinaj hedh një top të lartë në zonë nga goditja e dënimit, përfundon te Çokaj, por heq rrezikun mbrojtja e Tiranës.

27’ Faull i Hasanit ndaj Çokajt, ndëshkohet me karton të verdhë edhe shkodrani.

26’ Shtubina godet nga distanca, por topi pa shënjestër, dhe përfundon në këmbët e Mane. Ky i fundit gjendet në pozicion jashtë loje, dhe goditje e lirë për bardheblutë.

22’ Ndëshkohet me karton të verdhë Maveje, për një goditje në kokë ndaj Eler, teksa kreu një roveshatë.

21’ Ndërhyrje e Okpotu ndaj Grecës, ka probleme për anësorin e Tiranës. Ndalet disa sekonda loja.

17’ Ka edhe momente tensioni mes lojtarëve. Gjoni dhe Ngo kapen mes tyre, por Jorgji i thërret të dy të qetësohen. Edhe në kampin e Laçit, shokët i bëjnë thirrje Gjonit të qetësohen.

17’ Karton i verdhë për Lushkjen, për një faull në mesfushë.

16’ Penallti në krahun tjetër, teksa Okpotu e fiton, pasi rrëzohet në zonë nga Hoxhallari. Godet Shtubina, por pret Lika.

14’ Gjoni kthen një top te Selmani, por aty i shkon Kobina, që e shqetëson deri në fund, por më pas topi i përplaset te këmbët, dhe shkon në rivënie fundore.

10’ Krosim i gjatë në zonën e Tiranës, por Lika del dhe ka në kontroll topin, teksa shkonte rrezikshëm drejt kokës së Gjonit.

6’ GOOOOOOOOL TIRANA 0-1/ Shënon pas vetëm 2 minutash Tirana. Pas një krosimi, Ngo ul topin për Kobina, dhe ky i fundit jep një asist të bukur për Grecën, që vetëm me Selmanin nuk gabon.

4’ Kobina e merr përsipër 11-metërshin, por ia pret Selmani.

2’ Penallti për Tiranën. Ngo futet brenda zone, dhe pengohet. Jorgji akordon penallti, ndërkohë që dëmtohet edhe anglezi.

1′ Ka nisur ndeshja në Laç.

Që pa nisur ndeshja, ka ngacmime mes Ngosë dhe lojtarëve të Laçit. Jorgji e merr veçmas anglezin e Tiranës, duke e këshilluar, dhe në fund një shtrëngim duarsh mes të dyve.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Selmani, Shtubina, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Çokaj, Mane, Xhixha, Okpotu. Trajner: Sulejman Starova

bandicam 2019-05-26 15-44-02-952

Tirana: Lika, Kërçiku, Goxha, Imami, Hoxhallari, Maveje, Hasani, Kobina, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

bandicam 2019-05-26 15-44-54-143

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmutaj, Fatmir Lamaj; Gjyqtarë linje: Adrian Beqiri, Orlando Kuka

Related posts

Marizio Sarri largon sulmuesit e dështuar të Contes, kërkon lojtarin e Juventusit

Isa.Autor

KËRKOHET NGA GJIGANTËT E SERIE A/ Talenti 19-vjeçar merr vendimin, e ardhmja tek…

Delo.autor

ÇFARË AKSION, SUPER GOL/ Zhbllokohet sfida Roma – Inter, shënon “afrikani i rilindur” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment