Futboll Sport

Botërori 2018/ Horror në Rusi, 2 huliganë vranë 10 persona

Anëtarë të grupimeve të dhunshme ultrase në Rusi u arrestuan, pasi akuzohen për vrasjen e 10 meshkujve gay. Autorët e krimit, që po ashtu e pranuan se edhe ata ishin gay, kanë shokuar opinionin publik rus me këto vrasje, ndërkohë që frika është rritur nga shtetet e tjera, tifozeritë e të cilave do të udhëtojnë në Rusi në verë për të ndjekur kampionatin botëror të futbollit.

Policia arrestoi 2 huliganë dhe një bashkëpunëtoren e tyre pasi u zbulua se ata ishin përgjegjës për vrasjen e dy personave në Moskë. Pas marrjes në pyetje, një prej të ndaluarve tha se ai deri më tani kishte vrarë 10 persona.

Në vendet perëndimore është rritur shqetësimi për sigurinë e fansave gay. Dy të arrestuarit, Roman Sheykin, 24 vjeç dhe Nikita Lysenko, 22 vjeç, u dënuan respektivisht me 17 dhe 15 vite heqje lirie për vrasjet dhe do të vuajnë dënimin e tyre në burgje të sigurisë së lartë, që dallohen për kushtet e vështira dhe regjimin strikt.

Kurse 19 vjeçarja Ekaterina Kharlamova, nënë e një fëmije, u dënua me 5 vjet heqje lirie, ndërkohë që dënimi i saj është pezulluar, derisa fëmija të arrijë moshën 14 vjeçare. Dy të ndaluarit thanë se ata ishin pjesë e grupimeve ultrase të klubeve kryesore moskovite; Lysenko ishte fans i Spartak-ut, kurse Sheykin fans i CSKA-së.

Huliganët kontaktonin me viktimat nëpërmjet aplikacioneve, linin takime dhe më pas i vrisnin. Qëllimi ishte t’i vrisnin dhe t’u merrnin paratë, një mënyrë e lehtë për të pasur të ardhura. Të dy përkrahnin ideologjitë.

Related posts

E PABESUESHME/ Trajneri kroat Daliç merr vendimin përfundimtar për të ardhmen…

Isa.Autor

ZBULON TELEFONATËN E FUNDIT ME MARADONËN/ “Fenomeni”: Ja pse mbante dy ora…

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ RONALDO PËRDHUNOI amerikanen: Policia e Las Vegasit fillon hetimet

Isa.Autor

Leave a Comment