Bundesliga Futboll

Drejtuesi i klubit gjerman flet për largimin e Aubameyang në janar nga Dortmundi

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga Borussia e Dortmundit gjatë merkatos së janarit. E siguron administratori i deleguar i klubit verdhezi, Hans-Joachim Watzke, në një prononcim për prestigjiozen gjermane “Bild”.

“Aubameyang? Kemi ende objektiva për të arritur dhe është e pamendueshme që në janar të heqim dorë nga një futbollist i kalibrit të tij”, tha drejtuesi i klubit gjerman.

A mund të rikthehet në “Signal Iduna Park” armeni Henrikh Mkhitaryn, siç kanë bërë në të shkuarën Kagawa, Gotze e Sahin?

“I njoh shumë mirë të dhënat ekonomike të Manchester United, mund të mendohet për një rikthim të tij te Borussia vetëm nëpërmjet imagjinatës”, theksoi Watzke.

Related posts

MEMOLLA NË SHITJE/ Hajduk kërkon të përfitojë para përfundimit të kontratës

Delo.autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë sërish në avantazh, shënon Lukaku

Delo.autor

“SEKSI MË I MIRË PAS MARTESE”/ Andi Lila rrëfen detaje intime nga marrëdhënia me bashkëshorten (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment