Futboll Premier League Sport

Chelsea do të sakrifikojë Hazard për të marrë “yllin” e Real Madrid

Chelsea është gati të sakrifikojë Eden Hazard, duke i propozuar një shkëmbim të bujshëm Real Madridit me Gareth Bale. “Blutë” janë të dëshpëruar për të fituar garën me Tottenham për të marrë uellsianin.

Sipas shtypit spanjoll, Roman Abramovich, e ka vënë blerjen e Bale në krye të objektivave të merkatos.

Chelsea ka pasur një sezon zhgënjyes në mbrojtjen e titullit dhe renditet në vendin e pestë të Premier League, me plot 24 pikë disavantazh ndaj Manchester City kryesues.

“Don Balon” tregon se Chelsea i druhet faktit se Real do ta çojë Bale te Tottenham, për të pasur një mundësi për blerjen e Harry Kane.

Kësisoj, Abramovich mendon se Hazard duhet të sakrifikohet pavarësisht se ka bërë një sezon të mirë me 16 gola dhe 11 asiste.

Belgu nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të shkuar te “Los Blancos” dhe 27-vjeçari është i preferuari i Cristiano Ronaldo.

Related posts

I JEP FUND SERISË SË BARAZIMEVE/ Tirana mposht me përmbysje Kastriotin dhe ngjiten në vendin e pestë

Delo.autor

Sot në 20:45 antipasta e Pashkëve, luhet supersfida Juve-Milan

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Napoli dy “shtiza” kampionëve të Europës

Delo.autor

Leave a Comment