Moto GP Sport

Provat e lira në Austin, Marquez dhe Rossi sërish protagonistë

Marc Marquez ka dhënë kohën më të shpejtë sot në pistën e Austin, në përfundim të sesionit të parë të provave të lira, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Amerikës, që do të zhvillohet ditën e diel. Piloti spanjoll i Honda dha kohën 2’05”530 në përfundim të sesionit të parë, duke qenë më i shpejti. I dyti u klasifikua Valentino Rossi me Yamaha, duke bërë që rivaliteti mes dy pilotëve pretendentë për titullin kampion të transferohet nga Argjentina në Amerikë.

Pas polemikave në garën e fundit, dy pilotët ishin protagonist edhe në pistën e Austin, duke qenë të shpejtë, të vetmit që zbritën nën 2’06” në pistën amerikane. Kjo pistë duket se do të jetë e përështatshme për motorin Yamaha, pasi i treti u rendit shoku i skuadrës së Rossit, Maverick Vinales e pas tij motori Ducati i Jorge Lorenzo. Në vendin e pestë u klasifikua britaniku Cal Crutchlow me Honda e më pas Andrea Dovizioso me Ducatin tjetër.

Related posts

ÇËSHTJA E TIJ U BË E BUJSHME/ Luis Suarez do sërish transferimin te Juventusi

F.autor

RASHICA NUK U NDAHET GOLAVE/ Ylli i Kosovës ka dhe fatin me vete (VIDEO)

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Ja çfarë ndodh me Partizanin dhe Vllazninë për vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment