Futboll Premier League Sport

Mourinho do 160 milionë euro për Paul Pogba

Njëqindedyzet milionë sterlina, të barasvlershme me njëqindegjashtëdhjetë milionë euro, pak a shumë. Kjo është shumë që Manchester United ka fiksuar për kartonin e Paul Pogba, sipas “Daily Mail”.

Klubi, edhe pse kundër dëshirës, ka pranuar propozimin e Mourinho-s për të hequr dorë nga francezi pas mosmarrëveshjeve të fundit mes të dyve në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Pogba është blerë dy vite më parë nga Juventus për nëntëdhjetë milionë sterlina dhe është një burim të ardhurash shumë i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.

Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur se ai mund të largohet, por vetëm nëse në arkat e klubit do të përfundojë një shumë e konsiderueshme.

Related posts

TOKIO 2020/ Rezultat fantastik për Shqipërinë, Luiza Gega kualifikohet në finale

Delo.autor

E PABESUESHME NË SPANJË/ Në derbin e shqiptarëve Espanyol-Almeria realizohet goli i vitit (VIDEO)

Delo.autor

NGA DE LIGT TEK HARRY MAGUIRE/ Njihuni me 5 mbrojtësit më shtrenjtë në historinë e futbollit

Delo.autor

Leave a Comment