Bundesliga Futboll

Heynckes i kënaqur nga Bayern, gati për sfidën e kthimit në Champions

Bayern shkatërroi 6-0 skuadrën e Hamburgut në sfidën e radhës në Bundesligë, një rezultat që ka kënaqur pa masë trajnerin Jupp Heynckes, që të enjten përgatitet për ndeshjen e kthimit në Champions League, në fushën e Beshiktas. Kampionët bavarezë po kalojnë një moment të mirë dhe konsiderohen si pretendentë jo vetëm në Bundesligë por edhe në Champions. “Po luajmë mirë dhe kjo është një sinjal që mund të përballojmë me sukses këdo. Ndaj Hamburgut shënuam 3 gola të shpejtë dhe më pas ndeshja ishte më e lehtë për ne. Kjo është një fitore bindëse”, tha Heynckes.

Edhe në ndeshjen e parë ndaj Beshiktash, skuadra bavareze ka luajtur mirë, duke fituar 5-0, një rezultat që e ka vendosur në kasafortë kualifikimin e Bayern në turin tjetër. “Rezultati i ndeshjes së parë është i rëndësishëm për sfidën që do të luajmë të mërkurën në Turqi. Nuk ka për të qenë e lehtë, por nuk duhet të shpenzojmë shumë energji. Na duhet të kontrollojmë lojën, por pa u relaksuar, pasi kjo mund të na kushtojë shumë. Çdo ndeshje rezervon surpriza dhe jo gjirthnjë ka për të qenë kaq e lehtë për të fituar”, u shpreh Jupp Heynckes.

Related posts

TIRANA LUFTON TË MBUSHË ARKËN/ Ja sa para sigurojnë “Bardheblutë” nëse arrijnë në grupet e Europa League

Delo.autor

LIVE/ Kamza-Kastrioti: Mbyllet pjesa e parë, vendasit “leksion” krutanëve (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ky është objektivi numër një i Zidane tek Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment