Futboll

Neymar-Real Madrid, arrihet marrëveshja më shtrenjtë në histori

Referuar raportimeve të bujshme nga Spanja, Neymar ka arritur marrëveshjen me Real Madrid, për rikthimin e tij në La Liga. Braziliani u largua vetëm pak muaj më parë nga Barcelona, për tu transferuar te Paris Saint-Germain, në transaksionin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, të vlerësuar në shumën £198milionë, por duket se ai ka përzgjedhur që tani transferimin e tij të ardhshëm, mbase për të vendosur një rekord të ri.

Supozohet se Neymar është i pakënaqur me jetën në “Parc des Princes” dhe babai i tij është në bisedime me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez. Sipas medias spanjolle “Diario Gol”, ata kanë arritur tashmë një marrëveshje, përmes të cilës, Neymar do të transferohet te Real Madrid për sezonin 2019/20.

Neymar Real Madrid

Neymar kërkon të kalojë dy vite në kryeqytetin francez, për të bërë emër në Ligue 1. Ish-ylli i Barcelonës ka plane të fitojë Champions League dhe “Topin e Artë”, përpara se të kërkojë një sfidë të re. Gjithsesi, Perez po tenton të përshpejtojë marrëveshjen, me dëshirën që transferimi të realizohet që në verën e ardhshme dhe i ka komunikuar brazilianit se do të paguajë £222milionë për firmën e tij.

Perez ka premtuar të bëjë Neymar futbollistin më të paguar në botë dhe njëherësh ta shndërrojë atë në ikonën e “Santiago Bernabeu”. Pavarësisht pretendimeve të “Diario Gol” për arritjen e marrëveshjes mbi transferimin në të ardhmen, sugjerohet gjithashtu se Perez ka në plan të bisedojë me Neymar në fund të këtij sezoni, me qëllim që ta bindë për një transferim më të shpejtë se parashikohet.

Related posts

RAMADANI ME COVID-19/ danezët nxjerrin blof FSHF-në: U infektua me kombëtaren

Delo.autor

“NUK MARTOHEM ME PIKE”/ Shakira tregon arsyen: Dua që të mos më shohë si gruaja e tij por…

F.autor

DANIMARKË-BELGJIKË/ Danezët kërkojnë pikët e shpresës, belgët kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment