Futboll Sport

Dikur nuk e donte, tani PAOK-u krenohet me Kaçen

Skuadra e PAOK-ut e nxori në shitje Ergys Kaçen sepse nuk po gjente vazhdimësinë në këtë skuadër. Pas shumë problemeve në sezonin e fundit, lojtari kuqezi u largua drejt Panathinaikosit ku duket se ka gjetur vendin në formacionin titullar dhe po tregon vlerat e tij.

Por pas pak kohësh, mediat greke e përmendin mesfushorin shqiptar si një nga talentet më të mëdhenj që ka nxjerrë akademia e PAOK-ut në vitet e fundit, si rrjedhojë e punës që u bë për rindërtimin e saj nga presidenti Savidis. “Ergys Kaçe, Dimistris Kostandinis, Stelios Kitsiu, Eftimis Kuluris dhe shumë të tjerë, janë disa nga lojtarët më të mirë që prodhoi akademia e PAOK-ut”, shkruan sport24.gr

Related posts

MERRET VENDIMI/ Ja kur do të nisë Superiorja dhe Kategoria e Parë…

Delo.autor

NJIHUNI ME FUTBOLLISTIN FRANCES QË U BË HUNGAREZ/ Edhe pse kishte fituar Kampionatin Evropian me Francën e Griezmann

Delo.autor

VIDEO/ Milan kalon në avantazh ndaj Udineses, Suso shënon një supergol

Q.Autor

Leave a Comment