Futboll Sport

Dzeko paralajmëron Liverpoolin: Nëse luajmë si në “Olimpico”…

Edin Dzeko i frikësohet Liverpoolit të Jurgen Klopp, por thotë nëse luajnë si në “Olimpico” kundër Barcelonës, si ekip – atëherë mund edhe të besojnë për të vazhduar dhe për të ëndërruar në Champions League.
“E njoh Kloppin nga Gjermania. E njoh stilin që aplikon – është futboll sulmues. Ne jemi skuadër që gjithashtu duam të luajmë futboll sulmues, na pëlqen të sulmojmë”, u shpreh Dzeko.

“Roma duhet të jetë pozitive, në të kundërtën do të jetë shumë e vështirë. Duke njohur Kloppin, dhe Liverpoolin në “Anfield”, ata do të kërkojnë që në ndeshjen e parë të arrijnë rezultat pozitiv. Do të jemi gati. Duhet të jemi”.

“Ne jemi ekip. Një fjalë. Ekip. Çdo gjë që kemi arritur, e kemi arritur si ekip. Jo si individual, por si ekip. Ne gjithmonë besuam kur askush nuk besonte te ne, kemi dhënë gjithçka në çdo ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu”, shtoi mes tjerash sulmuesi i Romës.

Ndeshja e parë mes Liverpoolit e Romës zhvillohet në Anfield të martën, kurse ajo e kthimit me 2 maj në “Olimpico”.

 

Related posts

MILAN KISHTE SHFAQUR INTERES/ Lojtari argjentinas transferohet tek klubi italian…

Delo.autor

Goli i parë me fanellën e Juves/ RONALDO ka nevojë për DYBALËN dhe PENALLTIT

Isa.Autor

NGA “PRINC” NË “CAR”/ Pas firmosjes së kontratës në Rusi, ish mesfushori juventin…

Isa.Autor

Leave a Comment