Futboll Sport

Nuk ka më dilema, Fejzullahu vendos për kontratën dhe rrogën e re me Partizanin

Në ditët e fundit është folur shumë për të ardhmen e Arbnor Fejzullahut, të cilit i skadon kontrata me Partizanin në këtë fund sezoni. Shumë lajme kontradiktore janë dhënë për këtë rast, madje u përfol edhe për një kalim në Korçë. Por nga burime pranë klubit dhe vetë lojtarit, “Panorama Sport” ka mësuar se nuk ka dilema për të ardhmen e mbrojtësit, i cili do të jetë pjesë e “demave të kuq” edhe për dy vitet e ardhshme.

Mësohet se për në Shqipëri, Fejzullahu e kishte vendosur të mbetej vetëm pjesë e Partizanit, por fillimisht problemi kishte të bënte me kohëzgjatjen e kontratës së re. Mesa duket klubi po ndjek një politikë të re, e cila nisi që në merkaton e dimrit, duke firmosur kontrata afatgjata. Lojtari nuk ka dashur të firmosë për 4 vite, kjo për arsye familjare, pasi e fejuara jeton në Zvicër. Kështu palët kanë rënë dakord për një rinovim kontrate për dy sezone, me një pagë mujore 5 mijë euro. Finalizimi i dakordësisë pritet të ndodhë në ditët në vijim, pasi parimisht gjithçka ka marrë fund.

Related posts

2 KAMPION EUROPE/ KHABIB poston foton me njeriun që ka humbur 3 CHAMPIONS me…(FOTO)

Isa.Autor

KUKËSI MBAN CUNGUN/ E konfirmon Gjici: Duhet kohë për të gjetur…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Vassell realizon golin e javës në FA Cup (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment