Futboll Sport

Shtubina pezullohet 2 ndeshje, Kukësi një takim pa tifozë

Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka marrë vendimet për ngjarjet që ndodhën në gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë vetëm pak orë para fillimit të javës së 30-të të Superiores.

Bië në sy pezullimi me 2 ndeshje i shkodranit të Laçit, Ndriçim Shtubina, për provokim të publikut, ndërsa Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me një ndeshje pa tifozëve. Shtubina do t’u mungojë kurbinasve pikërisht ndaj Kukësit dhe Vllaznisë në dy ndeshjet e radhës të Superiores, ndërsa kampionët në fuqi të Shqipërisë nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve në takimin me Lushjën në javën e 32-të.

Flamurtari ndërkohë paralajmërohet se në rast përsëritjeje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

Related posts

Fitore me përmbysje për Parmën që ëndërron rikthimin në Serie A

Sadik.Autor

Gazetari tregon sekretet/ Ronaldo i trishtuar, Reali nuk e ka respektuar

Sadik.Autor

EURO 2020/ Bernardeschi zhbllokon sfidën ndaj Lihtenshtejnit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment