Futboll Sport

Pacult: Gjici ka të drejtë, të falënderojmë Zotin për Gurin

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në mesjavë përballë Laçit, nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit Peter Pacult që kërkon revanshin në takimin e nesërm në tramsfertë i vlefshëm për Kategorinë Superiore. Austriaku ka dalë në një konferencë për shtyp pak minuta më parë dhe ka folur për situatën në ekip, merkaton dhe të ardhmen.

 Si e shihni këtë sezon pa trofe pas eliminimit nga Kupa?

Të dy ndeshjet me Laçin nuk i humbëm, u eliminuam pasi ata shënuan jashtë fushe. Për mua personalisht nuk duhet të shohim pas, nuk kthejmë dot gjë. Dua të shohim përpara, të bëjmë maksimumin për të siguruar vendin e dytë.

A mund të quhet sezoni i dështuar, pasi Kupa ishte një objektiv i klubit?

Kam ardhur kur ishim në vend të katërt, tre pikë pas Flamurtarit dhe dy me Laçin. Ishim barazim edhe me Kamzën dhe tani jemi në vend të dytë, 9 pikë mbi Partizanin, 10 pikë para Luftëtarit. Mendoj se nuk kam nevojë të flas më tepër.

Do të kërkoni “hakmarrjen” në ndeshjen ndaj Laçit?

Normal që do tentojmë të bëjmë një revansh. Në dy ndeshje kemi barazuar me ta dhe kemi fituar një herë ndaj do kërkojmë të fitojmë. Nëse e analizojmë ekipin e Laçit, me të meritë kanë atë pozicion ku janë dhe në shtëpi ata luajnë mirë dhe fort. Të gjithë ekipet që luajnë atje duhet të japin më shumë maksimumin për të fituar. Kundërshtari duhet të respektohet dhe vlerësohet për atë që ka bërë. Sporti nuk funksionon kështu, që tre ditë para flasin fjalë të mira, më pas thonë fjalë të tjera.

Shameti mungon sërish, që do të thotë se edhe këtë ndeshje formacioni do të jetë gati i njëjtë?

Mungesat ishin një ndër arsyer kryesore të mërkurën dhe ndikuan te loja dhe rezultati. Në stërvitjen e fundit do shohim formën e të gjithëve dhe do vendosim për formacionin.

Guri ka pasur oferta dhe mund të mos e keni në përbërje për ndeshjet Europiane. E shihni si problem një gjë të tillë?

Është diçka që do ndodhë në të ardhmen, nuk flas që tani. Sa i takon Gurit, për paraqitjet që po bën, interesimi për të është gjë e mirë dhe normale pasi ka shënuar shumë gola. Të gjithë ne duhet të jemi të lumtur që ai ka një ecuri të tillë. Që nga fundi i janarit po luajmë me një sulmues. Ka kohë që jam në futboll dhe është hera e parë që më ndodh. Ndaj duhet ta falënderojmë Zotin që po shënon kaq shumë dhe nuk ka dëmtime. Kur ishte Bakaj mbrojtësit fokusoheshin tek ai, pasi është një lojtar me emër. Largimin e tij ekipi e ka suportuar dhe reagimi i tyre është për t’u komplimentuar. Për këtë duhet të komplimentohet ekipi, pasi në këto muaj ka bërë një paraqitje të mirë. Fitoret nuk i kemi marrë me eufori, tani na mbetet që në shtatë ndeshjet e ardhshme të japim maksimumin dhe ta mbyllin të dytë, që për mua është gjë e mirë. Kam kohë në futboll dhe i shoh gjërat me sy tjetër, pritshmëritë me realitetin duhet të jenë afër. I shoh ekipet e tjera dhe për momentin me ecurinë që kemi bërë duhet të jemi të kënaqur. Do ishim të lumtur po të kalonim në finale, por askush nuk na siguron se finalen do e fitonim. Në futboll kështu është, vetëm një fiton. Në Kupë mund të jetë një fitues, në kampionat ka më shumë, pasi ka objektivat e veta. Kemi punë për të mbajtur vendin e dytë, punë që fillon nesër.

E ka vënë skuadrën në presion ultimatumi presidentit Gjici për 9 pikë në tre ndeshjet e radhës?

Në Austri kemi një “ligj”. Paragrafi 1: Presidenti ka gjithmonë të drejtë. Paragrafi dy: Nëse nuk ka të drejtë shiko paragrafin 1.

Luani përballë Laçit dhe më pas me Skënderbeun, i trembeni kalendarit?

Jo, pasi me të gjithë kundërshtarët kemi luajtur edhe më parë. Rivalët duhet të bëjnë çmos të fitojnë, ne jemi 9 pikë para. Do luajmë të fitojmë sa më shumë ndeshje. Në ndeshjen me Laçin kishim dy mungesa. Shpresoj për më të mirën deri në fund, të mbajmë vendin e dytë. Matematika e lejon Partizanin, por ata duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet, ndërsa ne na duhen 13 pikë. Ata e kanë të vështirë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. Gjithçka varet nga ne.

Keni nisur të vini piketat e merkatos për sezonin e ardhshëm?

Është fakt që sezoni po mbyllet dhe po flasim me presidentin, me Naimin (menaxherin e ekipi), por njëkohësisht jemi të përqendruar të mbyllim kampionatin edhe pse kemi pasur biseda. Nuk duhet të sjellim lojtarë vetëm për Europën, por edhe për sezonin e ri. Të gjithë flasin për ndeshjet e Eruopës, por kemi edhe 36 ndeshje në kampionat sezonin e ardhshëm.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mourinho projekton Romën me 3 shqiptarë, drejtuesit gati t’i plotësojnë dëshirën portugezit

Delo.autor

“I VAR KËPUCËT NË GOZHDË”/ Shpërthen Braziliani: Emri im është Dani Alves dhe kam lindur për…

Delo.autor

Plori i sinqertë: Nuk e kisha çuar ndërmend të sulmoja Skënderbeun, eksperienca…

Isa.Autor

Leave a Comment