Futboll Premier League

Chelsea e gatshme te paguajë klauzolën e Wilfried Zahas

Kampioni në fuqi i Anglisë, Chelsea po dëshiron ta përforcojë repartin ofensivë.

Londinezët nuk e kanë nisur siç është më së miri këtë edicion pasi kanë mbetur mbrapa garës për titull.

E kjo është arsyeja që Antonio Conte po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë.

I pari në listë për tu transferuar në Londër është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha.

Ish-anëtari i Manchester United ka pasur një vit të mirë personal këtë edicion me fanellën e Crystal Palace.

Në 13 ndeshje, 25-vjeçari Zaha ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Kjo ka bërë që ai të kërkohet nga Antonio Conte i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në ‘Stamford Bridges’.

 Sipas medieve angleze, Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën e lojtarit prej 30 milionë funteve.

Zaha u rikthye te Crystal Palace pas disa viteve të kaluar tek Manchester United por që nuk arriti të lë gjurmë.

Related posts

GAFA E RONALDO “FENOMENIT”/ Braziliani ngatërron ekipin e…

Delo.autor

E pëlqen BARCELONA/ Ajax mer këtë VENDIM për talentin De Jong

Sadik.Autor

Real Madrid, vjen miratimi i Ronaldo-s për dy super blerje

Sadik.Autor

Leave a Comment