Futboll Premier League Sport

BARAZIM PA GOLA NË “WEMBLY”/ Aubameyang dhe gjyqtari shmangin humbjen e Tottenhamit

Tottenham u ndal në barazim 1-1 ndaj Arsenalit në “Wembley”, duke humbur luftën për titull kampion. Një gol i Ramsey në pjesën e parë u zhvlerësua goli i Kane me penallti në pjesën e dytë, teksa Aubameyang humbi një tjetër penallti një minutë para fundit.

Tottenham e nisi më mirë ndeshjen duke qarkulluar topin dhe e mbylli në gjysmëfushë Arsenalin, gjithsesi në një top të humbur nga Kane në zonë do vijë goli për “Gunners”. Fillimisht është Xhaka që spastron zonën dhe një gabim i mbrojtësit Sanchez, i jep mundësi sulmuesi Lacazette që të nis një top për Ramsey, i cili u nis pa e kaluar mesin e fushës dhe shënoi përballë Lloris.

Në avantazh për Arsenalin u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën skuadra e Pochetino hidhen gjithnjë e më shumë në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe ia del të shënojë me Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte pikërisht sulmuesi anglez që fitoi 11-metërshin pasi gjyqtari e cilësoi si të parregullt prekjen që i bëri Shkodran Mustafi në zonë. Pavarësisht dyshimit nëse ishte apo jo penallti, aksioni që nis e gjen Kane-n në pozicion jashtë loje, por në Angli nuk ka VAR për të parë të tilla raste dhe Tottenham përfiton nga ky gabim i gjyqtarit dhe barazon shifrat.

Në minutën e fundit ishte Aubameyang që pati shansin për t’i dhënë tre pikët Arsenalit. Sulmuesi nga Gaboni humbi një penallti të fituar po vetë, pasi gjuajtja e tij e dobët u ndal nga Hugo Lloris.

Kane është golashënuesi më i mirë në derbin e Londrës së Veriut, me golin e sotëm shkon në kuotën e 9 realizimeve, rekordi mbahej nga Emmanuel Adebayo me 8 gola.

Pas kësaj jave Arsenal renditet sërish në vend të katërt me 57 pikë, 4 më pak se Tottenham që humb luftën me Manchester City dhe Liverpool për titullin kampion në Premier League.

Related posts

(FOTO) Rooney thyen rekordin e Lampard, i vihet pas Fabregasit e Giggsit

Q.Autor

E BUJSHME/ E kërkonin Partizani dhe Tirana, sulmuesi i Vllaznisë transferohet në SPANJË

Sadik.Autor

MERKATO E KUQEZINJVE/ Barcelona B “bllokon” Manajn, Osijek plan për Eros Grezdën

Delo.autor

Leave a Comment